Lidhje

Rusia konsideron akuza shtesë kundër aktivistëve


Hetuesit rusë thonë se po konsiderojnë akuza shtesë kundër disa nga 30 aktivistët e arrestuar të organizatës ambjentaliste “Greenpeace” pas një proteste mbi një platforme nafte në Arktik. Një zëdhënës i Komitetit Hetimor të Moskës tha të mërkurën se autoritetet gjetën lëndë narkotike dhe pajisje për “përdorim të dyfishtë” në anijen e “Greenpeace”, “Arctic Sunrise”.

Në një deklaratë, organizata “Greenpeace International” tha se ajo supozon se autoritetet ruse jane duke iu referuar furnizimeve mjekësore që anijet e tyre janë të detyruara t’i mbajnë sipas ligjit detar, duke shtuar se çdo pretendim i drogave të paligjshme është “trillim.”

Javën e kaluar, Rusia akuzoi 28 aktivistë dhe dy gazetarë për pirateri. Ata përballen me deri në 15 vjet burg, nëse dënohen.

Të mërkurën një gjykatë ruse hodhi poshtë kërkesat për lirimin me kusht për tre nga aktivistët. Drejtori ekzekutiv i “Greenpeace International”, Kumi Naidoo tha se ai i ka shkruar presidentit rus Vladimir Putin duke ofruar ndalimin e tij, në këmbim për lirimin e tyre me kusht.
XS
SM
MD
LG