Lidhje

Greenpeace: Zona të Ukrainës ende të prekura nga shpërthimi i Çërnobilit

  • Zëri Amerikës

Greenpeace: Zona të Ukrainës ende të prekura nga shpërthimi i Çërnobilit

Greenpeace: Zona të Ukrainës ende të prekura nga shpërthimi i Çërnobilit

Grupi për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se rrjedhja radioaktive nga shpërthimi në uzinën bërthamore të Çërnobilit ende ndikon ushqimet në disa pjesë të Ukrainës.

Grupi publikoi një raport këtë javë ku thuhet se mostra të qumështit, luleshtrydheve, patateve dhe zarzavateve në dy rajone të Ukrainës ishin të prekura. Rajonet që u testuan janë jashtë zonës përreth uzinës së Çërnobilit që është deklaruar e pabanueshme.

Greenpeace tha se testet zbuluan nivele më të larta të cesiumit 137 sesa norma e lejuar, në ushqime.

Shkencëtarja e Greenpeace Iryna Labunska tha se përbërësi është i rrezikshëm për shëndetin publik në një periudhë afatgjatë.

Labunska kritikoi qeverinë urkrainase për ndalimin e monitorimit të rregullt të ushqimeve nga Çernobili dy vjet më parë.

Raporti i Greenpeace vjen vetëm pak javë para 25 vjetorit të katastrofës së 26 prillit 1986.

XS
SM
MD
LG