Lidhje

Fituesi i medaljes së artë dhe jeta e tij me HIV


Përparimet shkencore kanë bërë të mundur zgjatjen e jetës të shumë njerzve, që jetojnë me HIV, virusi që shkakton SIDA-n. Greg Louganis, zhytës olimpik dhe fitues i medaljes së artë, u diagnostikua me HIV në vitin 1988. Ai tregon se si jeton me këtë virus.

“Unë jam Greg Louganis dhe mendoj se jam më shumë i njohur si zhytës. Kam fituar një medalje të argjendtë në vitin 1976, në moshën 16 vjeçare, dy të arta në vitin 1984 dhe përsëri dy të arta në vitin 1988”.

“Unë jam Greg Louganis, jam homoseksual dhe jam i prekur nga virusi HIV”.

“Është bërë shumë përparim. Unë marr ilaçe në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa më pare disa nga ilacet duhet t’i merrnim në mëngjes pa ngrënë, pastaj duhet të merrnim disa ilace me ushqim dhe më pas një tjetër ilac pas dy orësh. Ishte shumë e vështirë që ta ndiqje këtë regjim”.

“Shumë njerëz brohorisnin për mua në Lojrat Olimpike. Prandaj këta njerëz nuk mund të thonë që nuk janë prekur nga SIDA”.

“Stërvitja është shumë e rendësishme për mua. Po aq e rendësishme sa edhe ilacet që marr në mëngjes dhe në mbrëmje. Eshtë pjesë e mirëqenies time, e kujdesit për shëndetin”.

“Rutina ime e përditshme është: ngrihem në orën 4:30 të mëngjesit, ushqej qentë, shkoj në kompjuter dhe dërgoj emaile, para se të shkoj në palestër”.

“Eshtë e vështirë, sepse unë shkoj në universitete dhe u flas të rinjve për ndërgjegjësimin për HIV-in dhe SIDA-n. Eshtë vështirë ta shpjegosh se ata na shohin mua dhe Magic Johnson, ne dukemi të shëndetshëm por gjithsesi, ne jetojmë me virusin HIV. Kjo është një pjesë e imja”.



XS
SM
MD
LG