Lidhje

Grekët më prag të zgjedhjeve të nesërme parlamentare


Vota e grekëve do të jetë më tepër një ndëshkim për dy partitë e mëdha të cilat shihen si përgjegjëse për situatën kritike ekonomike të vendit.

Kaq i madh është zhgënjimi me socialistët e Pasokut dhe konservatorët e partisë Demokracia e Re, të cilat kanë mbajtuar pushtetin gjatë 38 viteve të fundit, sa që nuk pritet që nga këto zgjedhje të fitohen numrat e duhur të votave për të krijuar një qeveri.

‘Populli grek është shumë shumë i zemrëuar tani” thotë Nik Stafilidis banor i Athinës “ dhe ai nuk harron lehtë”.

Sondazhet e fundit të mbajtura përpara heshtjes zgjedhore tregojnë se si partia socialiste PASOK ashtu dhe Demokracia e Re kanë humbje në elektoratin e tyre krahasuar me vitin 2009.

Rënia e mbështetjes për t’a ka rënë në nivele historike, duke u krahasuar me mesin e viteve 1970, mbasi ra dikatura ushtarake e viteve 1974.

Zemërimi i publikut ka qenë kaq i madh saqë fushata e politikanëve është zhvilluar shumë qetë dhe pa bujë, për të shmangur përplasjet e mundshme fizike nga njerëzit e zemëruar me reformat e ashpra ekonomike që kanë lënë qindra mijëra njerëz pa punë.

Pritet për t’u parë nëse zgjedhjet e nesërme mund të japin një rezultat i cili do të çonte në formimin e një koalicioni qeveritar, pasi në të kundërt grekët duhen të kryejnë edhe një raund tjetër votimesh, çka do të sillte shqetësim tek huadhënësit që kanë financuar në këtë vend si dhe tek vetë popullata.

Gjithçka varet tek miliarda eurot e ndihmës që vendet europiane dhe Fondi Monetar kanë dhënë në formën e kredive të shpëtimit për Greqinë. Greqia pritet që të ashpërsojë masat ekonomike muajin e ardhshëm, për të siguaruar vazhdimësinë e ndihmës ekonomike të institucioneve ndërkombëtare, me qëllim për të shmangur falimentimin financiar.

Duket se një situatë e tillë ka rënduar shumë tek grekët:

“Gjithçka po ndodh shpejt” thonë banori i Athinës, Iannis Zuvaras.- “Krizat, problemet publike, ato financiare janë të gjitha sëbashku tani dhe ne nuk kemi këtë për të menduar për gjithçka”.

XS
SM
MD
LG