Lidhje

Edhe katër ditë deri në katastrofën financiare


Deri tani, demokratët dhe republikanët kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje

Presidenti Barack Obama u kthye sot në Uashington, duke ndërprerë pushimet në Havai për t’u marrë me negociatat për parandalimin e të ashtuquajturës katastrofë financiare, e cila do të shkaktohej nga rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve që do të hynin në fuqi automatikisht më 1 janar.

Deri tani, demokratët dhe republikanët kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje. Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid tha se duket që Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt katastrofës fiskale. Zoti Reid kritikoi ashpër sot në një seancë në senat, kreun republikan të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, duke e akuzuar se po shqetësohet më shumë për të ruajtur postin, se sa për të arritur një marrëveshje. Presidenti Obama foli me të katër përfaqësuesit e dy partive në dhomat e kongresit amerikan të mërkurën përpara nisjes nga Havai.

Shumë ekonomistë kanë frikë se rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve në një shifër të përgjithshme prej 500 miliardë dollarësh mund ta shtyjnë ekonominë e brishtë amerikane në një recesion të dytë.

Zoti Boehner publikoi një deklaratë dje ku nxiste demokratët që kontrollojnë senatin, që të miratojnë një paketë për zvogëlimin e deficitit e cila sipas tij do të parandalojë çuarjen e vendit në katastrofën fiskale.

XS
SM
MD
LG