Lidhje

Greqi: Një ndërtesë qeveritare dëmtohet rëndë nga zjarrvënia e qëllimshme.


Në Greqi, policia thotë se një ndërtesë qeveritare u dëmtua rëndë nga zjarrvënia e qëllimshme.

Zyrat e Ministrisë së Reformave pranë qendrës së Athinës u sulmuan sot herët në mëngjes.

Policia thotë se për të ndërtuar mjetin shpërthyes ishin përdorur bombola të vogla me gaz dhe se nuk kishte pasur ndonjë paralajmërim.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për incidentin. Zjarrvëniet e qëllimshme dhe sulme të lehta me bomba ndodhin shpesh në Athinë dhe kryhen kryesisht nga grupe anarkiste që vënë në shënjestër banka dhe objekte qeveritare.

Në kushtet e krizës financiare në vend, grekët janë goditur rëndë nga një sërë shkurtimesh të pagave dhe pensioneve, për të pakësuar shpenzimet qeveritare dhe rigjallëruar ekonominë e dobët. Zjarri në Ministrinë e Reformave pason një sulm ndaj një polici të shtunën.

XS
SM
MD
LG