Lidhje

Greqi, zbulohen 200 mijë raste mashtrimesh lidhur me pensionet dhe përfitimet shoqërore


Autoritetet greke njoftuan se kanë zbuluar në dy vjet rreth 200 mijë raste mashtrimesh të pensioneve dhe të përfitimeve shoqërore. Greqia, sipas Ministrisë greke të Punës, shpreson që të kursejë rreth 800 milionë euro nga zbulimi i skemave të mashtrimeve të ndodhura. Në kategoritë e pensionistëve, të cilëve u është ndërprerë ndihma financiare janë edhe disa mijëra pjesëtarë të pakicës greke.

XS
SM
MD
LG