Lidhje

Greqi, Agimi i Artë kundërshton një projektligj


Projektligji synon shkurtimin e fondeve që partia merr nga shteti dhe është pjesë e masave kundër kësaj partie të ekstremit të djathtë

Në Greqi, deputetët e Agimit të Artë kundërshtuan sot në parlament një projektligj që synon shkurtimin e fondeve që partia e tyre merr nga shteti.

Projektligji është pjesë e masave kundër kësaj partie të ekstremit të djathtë, pas vrasjes së një këngëtari grek muajin e kaluar. Ai lejon që parlamenti të pezullojë financimet shtetërore për partitë politike, udhëheqja e të cilave është e përfshirë në akte kriminale.

Ministri i Brendshëm Janis Michelakis ka thënë se ligji i propozuar do të zbatohej në rastet e përfshirjes në një grup kriminal si dhe të terrorizmit.

Qeveria greke thotë se Agimi i Artë vepron si organizatë kriminale.

Ndërkohë, kjo parti pretendon se qëndrimet kundër saj janë të motivuara politikisht.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG