Lidhje

Debati i deputetëve grekë shkakton bujë


Në Greqi, gjatë një debati të drejtpërdrejtë në televizion zëdhënësi i partisë së djathtë ekstreme, Agimi i Artë, hodhi një gotë me ujë në drejtim të një politikaneje të majtë dhe qëlloi në fytyrë një tjetër politikane. Incidenti, që ndodhi sot në mëngjes, shkaktoi bujë dhe një prokuror ka kërkuar arrestimin e zëdhënësit Ilias Kasidiaris.



Programi i mëngjesit në televizionin privat Antenna u ndërpre nga një incident që ndodhi në sytë e shikuesve.

Pas incidentit, zëdhënësin e partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris e mbyllën në një dhomë të studios televizive por ai shpërtheu derën dhe u largua, sipas këtij televizioni.
Policisë i është kërkuar të gjejë dhe të arrestojë zotin Kasidiaris, tha një zyrtar i gjykatës.

Në Studio po debatohet për zgjedhjet e 17 qershorit kur Kasidiaris i hodhi në fytyrë një gotë me ujë politikanes së majtë Rena Dourou, duke e fyer atë.
Deputetja e Partisë Komuniste Liana Kanelli ndërhyri dhe i hodhi një gazetë zotit Kasidiaris. Ai u ngrit, e quajti deputeten komuniste dhe e qëlloi në fytyrë.
Moderatori Giorgos Papadakis tha se nuk e priste që programi të merrte këtë rrugë:

"Nuk e prisja që gjërat do të bëheshin kaq agresive sepse gjatë pushimit, klima ishte miqësore dhe nuk kishte tension. Por nga fundi i programit gjakrat filluan të nxeheshin.”

Partia Agimi i Artë fitoi vende në parlament gjatë zgjedhjeve të 6 majit, duke përfituar nga vala e pakënaqësisë ndaj imigrantëve të paligjshëm. Partia mohon se është neonaziste megjithëse kryetari i saj përdor përshëndetjen naziste dhe ka mohuar holokaustin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG