Lidhje

Greqi, dy sindikatat kryesore njoftojnë grevë për në datën 20 maj


Në Greqi, dy sindikatat kryesore të sektorit publik dhe privat njoftuan një grevë të përgjithshme për në datën 20 maj ku do të protestojnë kundër reformimit të sistemit të pensioneve.

Greva i shtohet serisë së protestave të cilat kanë shpërthyer që kur Greqia miratoi planin që kërkon shkurtime në masën 30 miliard dollarë për të siguruar paketën ndërkombëtare të shpëtimit financiar prej 145 miliard dollarësh.

Sot, Greqia pritet të marrë një pagesë fillestare prej 7 miliard dollarësh nga paketa e kredisë.

Greva e javës tjetër mund të shkaktojë anulime fluturimesh dhe të paralizojë forma të tjera të transportit si dhe sjellë çrregullime në shërbimet publike kudo në vend.

Një grevë e zhvilluar më 5 maj u shndërrua në dhunë kur protestuesit i vunë zjarrin një banke në Athinë, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave që ndodheshin brenda.

Kritikët thonë se masat shtrënguese, që përfshijnë ulje të pagave dhe pensioneve për punonjësit buxhetorë, prekin në mënyrë të padrejtë të varfërit.

XS
SM
MD
LG