Lidhje

Pasiguria financiare e Greqisë dhe turizmi


Njoftohet se Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rënë dakort të rrisë fondin e emergjencave për bankat e Greqisë, nga të cilat klientët kanë tërhequr më shumë 4 miliardë dollarë brenda javës së fundit. Fondi shtesë i BQE-së synon të mbajë bankat greke hapur deri ditën e hënë, kur do të zhvillohet takimi i 19-të vendeve të Eurozonës.

Ndërkohë që afrohet mundësia e një falimentimi të Greqisë, turistët që vizitojnë Athinën kanë marrë masat e tyre.

Disa kanë marrë me vete më shumë para të thata, të shqetësuar se bankat mund të mos hapen ditën e hënë.

Greqisë po i mbaron afati për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët, që do të mundësonte fondet për shpëtimin dhe për të shmangur një falimentim.

Sot nuk pati shenja të dukshme agonie, apo radhë të gjata të pazakonta në banka dhe supermarkete në Athinë.

Zyrtarët megjithatë kanë njoftuar se është rritur volumi i tërheqjes së parave dhe i transfertave, të cilat mund të bëhen edhe elektronikisht.

Kjo pasiguri është rritur pas dështimit të takimit të së enjtes në lidhje me reformat ekonomike që duhet të ndërmarrë Greqia. Asaj i duhet t’i paguajë FMN-së 1.6 miliardë Euro më datë 30 qershor. Greqia nuk i ka këto fonde, dhe pagesën mundet ta kryejë vetëm nëse arrin një marrëveshje që do të çlironte 7.2 milardë Euro në kredi shpëtimi.

XS
SM
MD
LG