Lidhje

Greqia paguan këstin e borxhit


Greqia i pagoi sot FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh, duke i dhënë fund pasigurisë disa ditore dhe duke qetësuar investitorët.

Pagesa ishte jetike për t'i siguruar Greqisë miratimin e një pakete të re huash dhe qëndrimin në Eurozonë. Ministrat e financave të BE-së kishin rënë dakort më parë ta zgjasnin afatin e pagimit të borxheve nga Greqia, me kusht që ky vend të paraqiste një plan reformash të thella ekonomike.

Athina paraqiti një sërë masash javën e kaluar për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimet. Papunësia në Greqi është sa dyfishi i mesatares së vendeve të Eurozonës.

XS
SM
MD
LG