Lidhje

Në kërkim të anijes me refugjatë në Detin Jon


Greqia ka dërguar një fregatë dhe një helikopter të marinës ushtarake për të gjetur një anije transporti që besohet se ka në bord qindra refugjatë të humbur në ujërat veriore të Detit Jon, pasi autoritetet morën një sinjal emergjence nga një person në bordin e anijes.

Anija po lundronte në det të trazuar pranë Korfuzit. Autoritetet thonë se thirrja për ndihmë ishte dërguar nga një prej pasagjerëve në anije. Besohet se në anije ka mbi 600 refugjatë.

Fregata ndodhej në ujërat e zonës për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas incidentit me tragetin Norman Atlantic që mori flakë, me mbi 400 persona në bord.

XS
SM
MD
LG