Lidhje

Greqia të rihapë transmetuesin publik ERT


Presidenti i Unionit të Transmetimeve Evropiane, Jean-Paul Philippot i kërkoi qeverisë greke të rivendosë sinjalin e ERT-së dhe lidhjen e internetit

Unioni i Transmetimeve Evropiane po i kërkon Greqisë të rihapë transmetuesin public ERT, pasi e mbylli atë në kuadrin e shkurtimeve financiare që i kërkohen vendit për të marrë paketën e ndihmave ndërkombëtare.

Presidenti i Unionit, Jean-Paul Philippot, i kërkoi sot qeverisë greke ta rivendosë sinjalin e ERT-së dhe lidhjen e internetit. Ai e cilësoi veprimin e qeverisë si jo-demokratik.

Vendimi i Athinës për mbylljen e kanalit ERT ka nxitur kritika mes gazetarëve, punonjësve të ERT-së dhe partive të vogla në koalicionin qeveritar.
XS
SM
MD
LG