Lidhje

Greqi, punonjësit e transmetuesit shtetëror ERT u mblodhën sot para zyrave


Këshilli i Shtetit mori një vendim të përkohshëm, sipas të cilit masa që mori kryeministri për mbylljen e transmetuesit javën e kaluar ishte e paligjshme dhe urdhëroi zhbllokimin e tij të menjëhershëm

Në Greqi, punonjësit e transmetuesit shtetëror ERT u mblodhën sot para zyrave, pasi Këshilli i Shtetit mori një vendim të përkohshëm, sipas të cilit masa që mori kryeministri për mbylljen e transmetuesit javën e kaluar ishte e paligjshme dhe urdhëroi zhbllokimin e tij të menjëhershëm.

Megjithatë, Këshilli i Shtetit, tha se adminsitrata e kryeministrit Antonis Samaras kishte të drejtën e saj për ta mbyllur kompaninë dhe për të shkurtuar rreth 2 mijë e 700 vende pune. Por edhe sot, televizionit shtetëror nuk kishte sinjal, ndërsa partitë e koalicionit qeveritar nuk arritën marrëveshje lidhur me të ardhmen e korporatës së transmetimeve ERT.

Elementët konservatorë të qeverisë së zotit Samaras patën ofruar rifillimin e transmetimeve me një ekip të reduktuar punojësish, ndërsa partitë e tjera të koalicionit qeveritar patën këmbëngulur që transmetimet të rifillojnë pa humbur kohë.

Kryeministri grek dhe partnerët e tij ranë dakord t’i vazhdojnë nesër negociatat, lidhur me tranzicionin tek një transmetues i ri shtetëror.
XS
SM
MD
LG