Lidhje

Grevë njëditore e punonjësve të hekurudhave në Athinë


Grevë njëditore e punonjësve të hekurudhave në Athinë
Grevë njëditore e punonjësve të hekurudhave në Athinë

Punonjësit e hekurudhave në Greqi ndërmorën një grevë njëditore në Athinë për të protestuar masat shtrënguese ekonomike të qeverisë.

Autobusët urbanë vazhduan të operonin sot. Punonjësit e transportit zhvilluan një grevë të ngjashme në dhjetor për të dekurajuar qeverinë nga shkurtimi i buxhetit dhe shqenzimeve në këtë sektor.

Gazetarët grekë po zhvillojnë gjithashtu grevë sot për të protestuar mbylljen e vendeve të punës, shkurtimin e pagave dhe reformat në ligjin e punës.

Greqia mori masa shtrënguese vitin e kaluar për të siguruar një hua prej 150 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar dhe vendet evropiane.

XS
SM
MD
LG