Lidhje

Lëvizja e emigrantëve nga Greqia në Shqipëri


Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi do të lëvizin lirisht në kufirin greko shqiptar deri në 15 shtator me pasaportat të cilat kanë pasur probleme me shkrimin e toponimeve.

Burimet diplomatike shqiptare nga Athina njoftuan për një Qarkore të Minitrisë greke të Rendit, e cila u mundëson emigranëtve shqiptarë lëvizjen pa probleme në kufijtë e të dy vendeve. Vendimi, ndonëse i njoftuar me vonesë nga autoritetet greke, krijon lehtësi për lëvizjen e mjaft familjeve shqiptare që kishin sidomos probleme me pasaportat e fëmijëve të tyre të lindur në Greqi. Në këto pasporta emri i vendlindjes në Greqi ishte shkruar në gjuhën shqipe dhe autoritetet greke kanë kërkuar shpalljen të pavlefshme të tyre.

Greqia dhe Shqipëria arritën fundvitin e shkuar një marrëveshje për këtë cështje dhe prodhimin e pasaportave të reja ku shkrimi i emrave të vendlindjes do të bëhet mbi bazë të praktikave ndërkombëtare.

Por paisja e emigrantëve shqiptarë me pasaporta e reja ka ecur me mjaft ngadalësi duke krijuar sidomos probleme për kthimin e tyre për sezonin veror në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG