Lidhje

Greqia shtrëngon masat ndaj shqiptarëve


Kakavije
Kakavije

Autoritetet greke po kthejnë në pikat e kalimit kufitar disa dhjetëra të rinj shqiptarë të cilët synojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas burimeve shqiptare në Pikën kufitare të Kakavijës, më e madhja që lidh dy vendet , është rritur ditët e fundit numri i emigrantëve që kthehen pas që në sportelet e policisë greke.

Greqia kthen emigrante
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Sipas burimeve paraprake vetëm gjatë ditës së sotme janë kthyer pas rreth 100 emigrantë. Të rinjtë e kthyer nuk arrijnë të provojnë në kufi se do të qëndrojnë për qëllime turistike në Greqi dhe nuk kanë garancitë financiare.

Sipas burimeve greke policia ka ndërmarrë ditët e fundit edhe operacione në thellësi të Greqisë për të riatdhesuar emigrantët shqiptarë që gjenden pa dokumente të rregullta qëndrimi. Pak ditë më parë në Greqi nisi zbatimi i një Ligji të ri për Emigracionin ku edhe emigrantët e paligjshëm mund të përfitojnë statusin e qëndrimit.

Sipas analistëve nga Athina autoritetet greke i druhen një dyndjeje të emigrantëve nga Shqipëria për të hyrë në Greqi dhe për t'u përfshirë më pas në praktikat e legalizimit. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit shifrat e riatdhesimit të shqiptarëve nga operacionet policore greke janë rritur ditët e fundit në disa rajone të Greqisë.

Burimet greke njoftuan për bllokimin e rreth 1700 emigrantëve shqiptarë të gjendur pa dokumente qëndrimi në Greqi.

XS
SM
MD
LG