Lidhje

Greqi: Ndizet flaka olimpike


Pishtari olimpik për Lojrat e këtij viti në Londër u ndez sot në Greqi, vendlindja e Lojërave Olimpike të lashta.

Zyrtarët thonë se mbajtësit e pishtarit do ta çojnë flakën në një udhëtim shtatë ditor në mbarë Greqinë para se ai të niset për në Britani më 18 maj.

Në Britani, pishtari do të kryej një stafetë 70-ditore, duke përshkuar rreth 13 mijë kilometra, dhe përmes mbi një mijë fshatrave para se të çojë flakën në stadiumin olimpik në ditën e hapjes së lojrave më 27 korrik.

Shefi i Lojrave Olimpike të Londrës, Sebastian Coe tha se mbajtësit e pishtarit do të ngrenë shpirtin e njerëzve në Britani dhe në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG