Lidhje

Greqi: Nxënësit e shkollave të mesme përleshen me policinë

  • Zëri Amerikës

Greqi: Nxënësit e shkollave të mesme përleshen me policinë

Greqi: Nxënësit e shkollave të mesme përleshen me policinë

Dhjetra nxënës të shkollave të mesme në Greqi u përleshën sot me policinë, gjatë një demonstrate me rastin e 3-vjetorit të vrasjes së një adoleshenti në qendër të Athinës.

Policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve, pasi ata hodhën bombola gazi. Vdekja e 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos më 6 dhjetor të 2008-ës shkaktoi protesta dy-javore, më të mëdhatë që ishin mbajtur në Greqi prej disa dekadash.

Sot protestuesit hodhën gurë, shishe dhe portokalle në drejtim të policisë para Parlamentit dhe një tjetër grup adoleshentësh sulmuan një stacion policie në periferi të kryeqytetit.

Në rrugët e Athinës sot ishin vendosur rreth 5 mijë policë, si masë sigurie. Protesta të dhunshme sot ka patur edhe në Selanik, ku policia ndaloi dy persona.

XS
SM
MD
LG