Lidhje

Greqi: Papandreu pritet të formojë qeverinë e re

  • Zëri Amerikës

Афины, 12 июня 2011

Афины, 12 июня 2011

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, tha se pret që vendet e Eurozonës t'i japin Greqisë një tjetër këst prej 17 miliard dollarësh, për të mos lejuar destabilizimin e mëtejshëm të tregjeve financiare ndërkombëtare. Ndërkohë, Kryeministri grek Jorgo Papandreu pritet të formojë sot një qeveri të re për të ndihmuar të vihen në jetë masat e ashpra ekonomike nga të cilat do të varej paketa ndërkombëtare e shpëtimit për Greqinë. Zoti Papandreu tha dje se pas riorganizimit të kabinetit do të kërkojë një votëbesim në parlament. Ai i bëri komentet pas dështimit të bisedimeve të koalicionit qeverisës me opozitën.

Në sheshin kryesor të Athinës "Sintagma” ende duken shenjat e protestave të një dite më parë, kur mijëra demonstrues u përleshën me policinë për të protestuar kundër planeve për shkurtimin e mëtejshëm të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.

Zoti Papandreu njoftoi mbrëmë në televizion se do të formonte një qeveri të re.

"Le të marrim të gjithë përgjegjësitë e veprimeve tona ndaj shtetit. Unë do të formoj një qeveri të re dhe menjëherë pas kësaj do të kërkoj një votë besimi nga Parlamenti. Është koha për përgjegjësi," tha zoti Papandreu.

Ai tha se një konsensus për planet e tij ekonomike, është i domosdoshëm që Greqia të marrë këstet e tjera jetike të huasë 160-miliard dllarëshe nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Zoti Papandreu ka mbështetjen e Presidentit francez Nicolas Sarkozi, i cili po u bën thirrje qeverive të tjera evropiane për të ndihmuar Greqinë të zgjidhë krizën financiare.

Zoti Sarkozi tha se është detyrë e vendeve anëtare të bëjë gjithçka që nevojitet për të ruajtur stabilitetin e euros.

Por shumë deputetë të opozitës greke si dhe disa nga socialistët e zotit Papandreu e kundërshtojnë planin e shkurtimeve që përfshin rritje taksash dhe shitje të aseteve shtetërore. Sot, dy ligjvënës të partisë në pushtet dhanë dorëheqjen pasi kritikuan planet e qeverisë.

Qytetarët grekë janë të zemëruar ndaj kërkesave për më tepër sakrifica.

Pankartat në qendër të Athinës bënin thirrje për revolucion dhe dënonin Kryeministrin Papandreou dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë duke i quajtur punonjës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

"Unë jam për zgjedhje pasi nuk ka mundësi tjetër. Papandreu nuk mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi,” thotë Jorgos Liossis.

Vendi ka tani nevojë për unitet politik përballë paketës së masave të rrepta financiare për të shmangur një falimentim shkatërrimtar që do të minonte njëkohësisht të ardhmen e eurozonës.

XS
SM
MD
LG