Lidhje

Shqiptarët kthehen nga Greqia për Pashkët


Në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë me Greqinë po vihet re një ritëm i lartë i lëvizjes së emigrantëve shqiptarë për Festën e Pashkëve Ortodokse. Sipas burimeve policore shqiptare vetëm në 24 orët e fundit hynë në territorin shqiptar mbi 10 mijë emigrantë shqiptarë me rreth 40 autobuzë dhe disa qindra autovetura të vogla.

Në Pikën e Kakavijës, më e madhja që lidh të dy vendet , policia shqiptare shtoi shërbimet me katër sportele dhe po kështu edhe në Pikën e Kapshticës në Juglindje të vendit. Emigrantët kanë kërkuar që autoritetet kufitare të të dy vendeve të përshpejtojnë udhëtimin e tyre pasi në orë të ditës në kufi shfaqen radhë të gjata.

Pas kapërcimit të problemeve me pasaportat për një kategori fëmijësh shqiptarë të lindur në Greqi, me prodhimin e pasaportave të reja, tani nuk ka më pengesa që familjet e emigrantëve të lëvizin lirisht në kufi.

Vlerësohet se mbi 60 mijë emigrantë shqiptarë kanë hyrë këto ditë në Shqipëri nga Greqia për Festën e e Pashkëve. Kjo shifër vlerësohet nga më të lartat që pas fillimit të krizës ekonomike në Greqi ku mijëra shqiptarë humbën vendet e punës. Emigrantët e kthyer pohojnë në kufi se e ruajnë këtë traditë për ti kaluar në atdhe Pashkët duke pëprfituar edhe nga pushimet afatgjata në Greqi dhe dhuratat për festën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG