Lidhje

Greqi: Pritet me ankth votimi i paketës së masave të reja nga parlamenti


Greqi: Pritet me ankth votimi i paketës së masave të reja nga parlamenti
Greqi: Pritet me ankth votimi i paketës së masave të reja nga parlamenti

Parlamenti grek voton sot për masat e mëtejshme të rrepta financiare që ka kërkuar Bashkimi Evropian në këmbim të huasë së re të shpëtimit.

Kabineti qeveritar grek e miratoi projekt-paketën të premten në mbrëmje. Nëse miratohet nga parlamenti, paketa do të autorizojë kryeministrin Lukas Papadhimos që të bëjë shkurtime të mëtejshme në buxhet në mënyrë që të sigurojë marrjen e huasë 172 miliardë dollarëshe. Ndërkohë banorët I presin me ankth këto masa të reja.

Besimtarët grekë u lutën për shpëtimin e vendit të tyre të dielën ndërkohë që parlamenti përgatitej për votimin nëse do të pranojnë apo jo shkurtimet e theksuara ekonomike të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Kisha e Metamorfozës, pranë Akropolit, ishte mbushur me besimtarë të shqetësuar mbi të ardhmen e vendit të tyre. Mesha e së dielës, sipas riteve të kishës ortodokse greke, nuk bëri aq shumë për të ngritur moralin e disa prej besimtarëve që po largoheshin nga sherbimet. Një qytetar grek thotë:

“Greqia ka marrë fund. Nuk ka më shpresa. Do të shkatërrohemi tërësisht nga falimentimi dhe vuajmë në rrugë patriotike për rreth 10 vite.”

Në një fjalim televiziv të shtunën, kryeministri Lucas Papadhimas i mbrojti masat shtrenguese, të cilat do t’i mundësojnë vendit marrjen e huasë tejet të nevojshme prej mbi 171 miliard dollarë dhe ta shpëtojnë nga falimentimi.

“Nuk di ç’të them. Njerëzit janë të mpirë dhe të frikësuar. Vertet nuk e di. Ndoshta kemi nevojë për një furi shpërthyese.”

Ndërkohë, policia kishte përforcuar kordonët përqark ndërtesave qeveritare në kryeqytetit grek. Demostratat e mëparshme kanë qënë të dhunshme ndërkohë që shumë grekë të zemëruar nga planet për shkurtimin e vendeve të punës dhe reduktimin e pagave për ta shpëtuar vendin nga falimentimi u përleshën me policinë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë.

Dyqanet ishin të mbyllura gjithë ditën, por shumë prej tyre kishin mbyllur edhe dyert e hekurta si masë sigurie nga trazirat.

XS
SM
MD
LG