Lidhje

BE-ja kontrollon financat greke

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

BE-ja kontrollon financat greke

BE-ja kontrollon financat greke

Ministria greke e Financave tha se një inspektim i financave të vendit nga Bashkimi Evropian, Banka Qëndrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar përfundoi pozitivisht.

Bisedimet e sotme në Athinë shqyrtuan përparimin e bërë nga Greqia në reformimin e ekonomisë së saj sipas kushteve të vendosura nga paketa e ndihmave miratuar vitin e kaluar nga të tre institucionet. Gjithashtu u diskutua edhe një plan katër vjeçar me masa të tjera shtrënguese dhe një program privatizimi që do të pakësojë defiçitin dhe borxhin grek.

Më parë, protestuesit në Athinë bllokuan ministrinë e financave, skenë e negociatave të qeverisë me huadhënësit ndërkombëtarë në përpjekjet për ndihmën e fundit financiare.

Rreth 200 protestues nga sindikata Pame e lidhur me komunistët bllokuan sot hyrjen në ministri. Ata varën pankarta në ndërtesën pesë katëshe ku bëhej thirrje për një grevë të përgjithshme për të protestuar kundër masave të reja të qeverisë për të shkurtuar shpenzimet dhe ulur borxhin.

Huadhënësit ndërkombëtarë po i bëjnë presion Athinës të vendosë kontrolle të rrepta financiare dhe të shpejtojë shitjen e aseteve të qeverisë për të ndihmuar në uljet e borxhit.

XS
SM
MD
LG