Lidhje

Greqi, protestuesit shprehin zemërim në paradën me rastin e Ditës së Pavarësisë

  • Zamira Edwards

Greqia përkujtoi sot Ditën e Pavarësisë, me një paradë ushtarake në Athinë, e cila kujton kryengritjen kundër perandorisë otomane të vitit 1821. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, parada u bojkotua nga shumë njerëz, dhe për herë të parë, edhe ata që shkuan për ta parë atë nuk u lejua të kalonte në një pjesë të madhe të rrugës, përfshirë edhe zonën para parlamentit.

Policia greke bllokoi një grup të vogël spektatorësh, të cilët donin t’i afroheshin një parade ushtarake sot në Athinë me rastin e pavarësisë së vendit.

Për herë të parë, publiku nuk u lejua të kalonte në një pjesë të madhe të rrugës, përfshirë edhe zonën para parlamentit, ku politikanët dhe zyrtarët shikuan marshimin.

Forcat policore, mes tyre edhe qindra policë të armatosur rëndë, bllokuan rrugët, që të çonin drejt paradës, duke lejuar vetëm ata persona me ftesa të veçanta ose akreditime.

Frutat e portokalleve të rëna nëpër rrugë u pastruan para paradës me sa duket për të parandaluar hedhjen e tyre drejt policisë nga protestuesit. Me fillimin e ceremonive, ndërkohë që Presidenti Karolos Papoulias vendosi një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur para parlamentit dhe banda e ushtrisë luante hymnin ombëtar, një grup prej 10 vetash thërrisnin "tradhëtarë" në fund të sheshit Syntagma.

Ky grup i vogël u rrethua me njëherë nga policia dhe u largua edhe më tej matanë njjë rruge kryesore. Pak nga pak ata u shpërndanë dhe parasa përfundoi pa ndonjë incident tjetër.

"Shikoni se në ç’pikë kemi arritur", tha Nikolas Blezas, njëri prej protestuesve, duke mbajtur fotografinë e njërit prej heronjve të revolucionit të Greqisë. "Sikur ne të ishim nën një rregjim, që nuk di si ta përshkruaj. Nuk mund ta duroj këtë gjendje".

Veteranët e plagosur grekë të luftës bojkotuan për herë të parë paradën e sivjetme, pasi kundërshtojnë masat e ashpra ekonomike, që kanë shkaktuar uljen e rrogave e të pensioneve dhe ngritjen e vazhdueshme të taksave.

Zakonisht, mijëra njerëz, që valvisin flamurin grek, mbushin rrugët kryesore në qendër të Athinës për të parë paradën ushtarake të 25 marsin, e cila kujton kryengritjen e Greqisë kundër perandorisë otomane të vitit 1821.

Por zemërimi i publikut është shtuar, ndërsa qeveria po zbaton më shumë shkurtime shpenzimesh dhe ngritje taksash gjatë një krize të rëndë financiare.

XS
SM
MD
LG