Lidhje

Greqia përgatitet për një raund të ri reformash


Paketa e re e shkurtimeve është pritur me protesta masive nga popullata

Ministri grek i Financave Janis Sturnaras zhvilloi sot takime me kredi-dhënësit ndërkombëtarë të vendit. Takimi i trojkës së kredi-dhënësve, ku përfshihen Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar zhvillohet ndërkohë që Greqia përgatitet të vërë në zbatim një paketë të re masash shtrënguese. Reformat janë pasuar me revolta të reja popullore:

Raundi i fundit i reformave u pasua dje me protesta në të gjithë Greqinë, përfshirë demonstrata nga pjesëtarë të forcave të rendit, zjarrfikës dhe anëtarë të sindikatave në Selanik.

“Shteti grek, qeveria greke i kanë çuar policët në anë të greminës. Është e paimagjinueshme për ne ta përballojmë jetesën me 800-1000 dollarë në muaj në këto kushte”.

Qeveria greke ka miratuar shkurtimet buxhetore për të ulur deficitin prej 14.7 miliardë dollarësh dhe thotë se këto janë masat e fundit shtrënguese, por kjo nuk i ngushëllon shumë grekët:

“Presim që qeveria të ndryshojë strategji, të ndërrojë kursin”.

“Masat e reja do t’i ulin më tej rrogat dhe pensionet. Nuk mund ta lejojmë më këtë situatë, jemi gati të hapim luftë”.

Paketa e re e masave shtrënguese pritet të finalizohet javën e ardhshme, pasi të miratohet nga parlamenti. Shkurtimet e reja do të hyjnë në zbatim në vitin 2013.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG