Lidhje

Qindra emigrantë të bllokuar në kufirin Greqi-Shqipëri

  • Raimond Kola

Shkak për bllokimin e kufirit ishte një grevë e një shoqërie greke të udhëtarëve

Disa qindra emigrantë shqiptarë u bllokuan sot për orë të tëra në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për shkak të një greve të një shoqërie greke të udhëtarëve. Shoferët grekë bllokuan kufirin në anën greke, duke detyruar autobusët e udhëtarëve të prisnin në kufi. Policia greke arriti të negocionte për zhbllokimin e kufirit pa incidente.

XS
SM
MD
LG