Lidhje

Klimë e re mes Tiranës dhe Athinës


Ministrat e jashtëm të të dy vendeve thanë sot në Tiranë se kanë rënë dakort t’i japin zgjidhje të gjitha çështjeve të mbetura pezull mes tyre

Shqipëria dhe Greqia duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjidhur problemet e mbetura pezull mes dy vendeve. Kjo u konfirmua sot nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve, zotit Ditmir Bushati dhe ministrit grek Evangelos Venizellos, i cili ndodhet në Tiranë në përfundim të turit diplomatik në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit perëndimor, në cilësinë e përfaqësuesit të presidencës greke të Bashkimit europian. Dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë është ndër prioritetet e presidencës greke deklaroi zoti Venizellos.
Venizelos në Tiranë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Një klimë e re e ctensionuar duket se po mbizotëron tani në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Ndërsa gjatë vizitës së tij nëntorin e kaluar në kryeqytetin shqiptar ministri i Jashtëm grek dhe ai shqiptar mbajtën një distancë të qartë lidhur me cështjet që shqetësojnë të dy palët, sot deklarimet e tyre ishin në të njejtën gjatësi vale.

“Në nivelin dy palësh, ekzistojnë disa cështje që qëndrojnë pezull, por sic tha dhe ministri Bushati kemi bërë një përgatitje shumë thelbësore e praktike që na lejon të lëvizim shpejt, të japim zgjidhje përfuindimatare të të gjitha cështjeve mbetur pezull duke patur si bosht kryesor respektin e së drejtës ndërkombëtare dhe marëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, deklaroi ministri Venizellos
“Jam i kënaqur të deklaroj para opinionit publik se kemi rënë në ujdi me qeverinë greke, për të aktivizuar disa komisione që burojnë nga traktati i miqësisë që është kuadri rregullator mes dy vendeve tona, cështje të cilat gjithashtu kanë të bëjnë me problematika që do të dikutohen nga komisionet përkatëse në një frymë mirëkuptimi, e në kuadër perspektivës euroatlantike që të dy vendet ndajnë”, tha nga ana e tij ministri Bushati.

Një ndër problemet që kërkon prej kohësh një zgjidhje është ajo e toponimeve, e emrave të vendlindjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që në pasaportat e tyre janë të shkuara shqip e që Greqia nuk i njeh. “Kemi gjetur gjuhën e përbashkët për të konsideruar cështjen e toponimeve, si një cështje të karakterit të qartë teknik dhe si një cështj e cila përsa na takon, do të adresohet në përputhje me standartet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë, duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën ndërkombëtare integritetin territorial të të dy vendeve, parimet e fqinjësisë së mirë”, shpjegoi ministri Bushati.Edhe ministri grek tha se sigurisht do t’i jepet zgjidhje cështjeve që lidhen me njerëzit dhe lëvizjen e lirë, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për një cështje politike.

Mes Shqipërisë dhe Greqisë është edhe cështja e kufirit detar. Ministrat nuk u ndalën specifikisht, ndonëse në mënyrë indirekte ministri Venizellos tha se “e Drejta ndërkombëtare është ajo që do të na japë një zgjidhje të shpejtë të plotë e të zbatueshme për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me fqinjësinë e dy vendeve tona, edhe sa i përket anës tokësore dhe asaj detare”. Ndërsa ministri Bushati u shpreh se është rënë dakort: “për të vazhduar një proces diskutimesh e bisedimesh edhe m të thella, që nuk mbetet vetëm në takimet e niveleve të larta që janë intesifikuar, proces konsultimesh që ne besojmë se do të na cojnë drejt zgjidhjeve të plotë për cështje të cilat edne nuk kanë marrë adresimin e duhur”.

Ministri i jashtëm grek tha se vendi i tij synon të nxisë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit duke riaktizuar atë që u nis në 2003, kur po Greqia kishte presidencën e radhës e që njihet si procesi i Selanikut, ku në fund të muajit prill do të organizohet një tjetër takim i nivelit të lartë BE-Ballkani perëndimor. Ministri Venizellos konfirmoi mbështetjen e Athinës që Shqipëria të mund të marrë qershorin e ardhshëm statusin e vendit kandidat, duke deklaruar se kjo përbën një ndër prioritetet e presidencës greke të Bashkimit europian.
XS
SM
MD
LG