Lidhje

Greqi, bllokohet 1 ton marijuanë; dyshohet se erdhi nga Shqipëria 


Policia greke njoftoi se bllokoi në zonë detare të Mesologjit në Greqinë veriore një skaf super të shpejtë të mbushur me lëndë narkotike. Skafi sipas policisë greke drejtohej nga një trafikant që arriti ti shpëtonte arrestimit pasi mjeti ngeci në bashkimin e Lumit Evria me hapësirën detare.

Policia greke tha se sasia e lëndës narkotike ishte e mbuluar në hapësirën prej dhjetë metrash të motoskafit.Burimet greke flasin se hetimet paraprake po përqëndrohen në prejardhjen e lëndës narkotike nga Shqipëria.Operacioni sipas mjeteve greke të informimti është ende në zhvillim e sipër dhe sasia e lëndës narkotike është rreth 1 ton marijuanë.

Një sasi prej 25 kilogramë marijuanë u bllokua dje në Pikën e Kakavijës në një autobuz që ishte nisur nga Shkodra dhe udhëtonte drejt Athinës. Ndërkohë Dy vjet më parë policia kishte zbuluar në zonën e Mesologjit ku u gjet skafi I sotëm një rast të ngjashëm. Droga e sekuestruar transportohej nga një gomone 11 metërshe, e cila ishte ngarkuar në brigjet shqiptare.

Policia Bregdetare Greke e kishte gjurmuar gomonen deri në kapjen e saj disa kilometra afër Athinës. Rruga që kishte ndjekur mjeti lundrues ishte Korfuz, Gumenicë, Mesologji me destinacion Patrën, 200 kilometër larg veri-perëndimit të kryeqytetit grek.

XS
SM
MD
LG