Lidhje

Bllokohet mbi gjysmë ton marijuanë në Greqi


Policia greke tha se bllokoi mëngjesin e së hënës në Konicë, një zonë kufitare me Shqipërinë, rreth 530 kilogramë marijuanë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Janinës droga u gjet në një automjet, ndërkohë që dy shtetas shqiptarë të moshës 53 dhe 26 vjeç u arrestuan. Më herët policia greke bllokoi sasi të vogla marijuane në zonën kufitare me Shqipërinë të Gumenicës dhe më në thellësi të territorit, në Prevezë. Sipas burimeve policore greke trafiku i Marijuanës nga Shqipëria po vijon me intesitet të lartë. Sipas policisë greke vetëm dy muajt e parë të vitit 2017 janë sekuestruar mbi 3 ton marijuanë dhe më shumë se 106 kilogramë heroinë. Sipas të dhënave policore greke rrjetet kriminale nga Shqipëria janë furnizuesit kryesorë të tregut grek të marijuanës. Javën e shkuar zyrtarët e lartë të policive kufitare të të dy vendeve u takuan në Pikën e Kakavijës për të bashkërenduar masat për luftën e krimit në kufi. Të dy policitë po punojnë për të hartuar një marrëveshje për ngritjen e një Qendre Informacioni në kufi për koordinimin dhe operacionet e përbashkëta. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë kufitare greke Zaharula Cigiroti, u tha gazetarëve se shpresonte që marëveshja të firmosej brenda këtij viti.

XS
SM
MD
LG