Lidhje

BE shqyrton afatin për shkurtimin e borxhit grek


Udhëheqësit evropianë duket se do t’i japin afat Greqisë edhe dy vjet, deri në vitin 2016 për të shkurtuar borxhin, ndërkohë që akoma mbeten pikëpyetje për akordimin e një pakete të re shpëtimi për vendin.

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian u tha gazetarëve sot në Bruksel se qeverisë së Athinës do t’i jepet më shumë kohë sesa afati i vitit 2014 për të arritur një sufiçit buxhetor në mënyrë që ekonomia të ketë kohë të rritet. Greqia është në vitin e pesë të recesionit dhe mbi një e katërta e punonjësve të saj janë të papunë.

Greqia mund të mbetet pa fonde që të premten e ardhshme por ministri i financave Yannis Stournaras tha se “nuk ka arsye për t’u shqetësuar”. Edhe zyrtari i Bashkimit Evropian konfirmoi se Greqia nuk do të lejohet që të mbetet pa fonde buxhetore.

Në fillim të kësaj jave, parlamenti grek miratoi një raound të ri masash jopopullore, 17 miliardë dollarë shpenzime dhe reforma të tjera. Institucionet kreditore kërkuan një paketë të re masash shtrënguese parfa se të bien dakord të japin edhe 40 miliardë dollarë të tjerë, si paketë e dytë për vendin. Ministrat evropianë të financave pritet t’i shqyrtojnë planin e shpëtimit të Greqisë të hënën por nuk duket se do t’i japin paratë pa studiuar detajet e kushteve financiare të vendit.
XS
SM
MD
LG