Lidhje

Greqi: Vazhdojnë protestat kundër masave të ashpra ekonomike


Greqi: Vazhdojnë protestat kundër masave të ashpra ekonomike
Greqi: Vazhdojnë protestat kundër masave të ashpra ekonomike

Mijëra grekë kanë dalë në rrugët e Athinës për të protestuar masat e rrepta ekonomike ndërsa ministrat e eurozonës përgatiten të votojnë për një paketë të re 171 miliardë dollarëshe shpëtimi për vendin e dobësuar nga borxhi.

Ndërsa demonstruesit marshonin në rrugë, kryeministri grek Lukas Papadhimos u nis për në Bruksel ku do të mbante bisedime me zyrtarët para takimit të nesërm me ministrat e financave.
Ministrat pritet ta miratojnë huanë pasi parlamenti grek miratoi një paketë të re shpenzimesh dhe shkurtime vendesh pune.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkuan që të gjitha partitë politike greke të binin dakord për planin para miratimit të huasë.

Greqia përballet me falimentimin nëse nuk u paguan investitorëve 19 miliardë dollarë borxh muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG