Lidhje

Greqia dislokon mijëra policë në Athinë


Greqia dislokon mijëra policë në Athinë
Greqia dislokon mijëra policë në Athinë

Greqia dislokoi sot mijëra policë në Athinë për të ndalur dhunën gjatë një marshimi vjetor proteste.

Marshimi drejt ambasadës amerikane pritet të përfshijë demonstrues të zemëruar me masat e rrepta ekonomike të qeverisë së përkohshme.

Demonstratat vijnë një ditë pasi qeveria fitoi me shumicë dërrmuese një votëbesim në parlament.

Votimi mbështeti përpjekjet e kryeministri të ri Lukas Papadhimos për të zbatuar shkurtimet e shpenzimeve dhe rritjen e taksave, masa të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë të vendit në këmbim të më shumë fondeve nga jashtë për qeverinë..

Zotit Papadhimos i duhet të marrë miratimin e parlamentit për një marrëveshje të re me Bashkimin Evropian. Zyrtarët grekë paralajmërojnë se vendi përballet me falimentim pa një financim të ri prej 11 miliardë dollarësh nga paketa e vitit të kaluar.

Protestat e sotme shënojnë 38 vjetorin e revoltës studentore që çoi në rrëzimin e regjimit ushtarak diktatorial në Greqi në vitin 1973.

XS
SM
MD
LG