Lidhje

Greqia kritikohet për trajtimin e imigrantëve, sidomos në qelitë e paraburgimit


Người dân thành phố Đại Liên, tỉnh Liêu Ninh, đòi đóng cửa nhà máy hóa dầu ngày 14 tháng 8. (Reuters)
Người dân thành phố Đại Liên, tỉnh Liêu Ninh, đòi đóng cửa nhà máy hóa dầu ngày 14 tháng 8. (Reuters)

Autoritetet greke janë vënë sërish në kritika për trajtimin që u bëjnë emigrantëve të huaj, veçanërisht në qelitë e paraburgimit. Mjetet greke të informimit njoftuan për një raport me tone mjaft kritike të Agjencisë së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian me seli në Vjenë.

“Shumë njerëz, përfshirë gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë të mitur, janë mbajtur në kushte çnjerëzore në qendrat e paraburgimit”, citojnë raportin mjetet gazetareske greke.

Sipas këtyre burimeve raporti përmend si shembull situatën në qendrën e paraburgimit në rajonin e Evros. Në zonë rreth 110 metër katrorë strehoheshin 144 persona, pa ngrohje dhe me vetëm një tualet, ndërkohë që sipas standartit të diktuar nga Komiteti i Këshillit të Evropës mbi Parandalimin e Torturës, në një sipërfaqe të njëjtë duhet të jetë vendosur vetëm 27 persona.

Raporti vëren se pavarësisht nga asistenca që BE ka caktuar për Greqinë, autoritetet greke nuk kanë marrë masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet e paraburgimit të emigrantëve. Raporti thekson se të gjithë emigrantët të cilët bllokohen, madje edhe foshnjat janë të ndaluar automatikisht, me përjashtim të atyre që kërkojnë transferim të menjëhershëm në spital.

Greqia vijon të përballet me një emigracion të lartë të paligjshëm kryesisht nga vendet aziatike, ndërkohë që kjo dukuri duket se po shkon drejt frenimit plotësisht nga kufiri shqiptar. Liberalizimi i vizave për Shqipërinë prej dhjetorit të vitit të shkuar u ka dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të lëvizin lirisht në kufijtë e të dy vendeve.

Ndërkaq në një njoftim tjetër burimet zyrtare greke njoftuan se Komisioni Evropian deklaroi subvencionimin e tre projekteve të modernizmit të infrastukturës rrugore në Greqi në kuadër të Rrjetit Trans-Evropian Transportit. Projektet përfshijnë ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës të rrugës që lidh Janinën me Pikën shqiptare të Kakavijës dhe bregdetin Jonina të Greqisë me zonat fqinje të Shqipërisë në rrethin e Sarandës.

Mbështetja e këtyre projekteve komentohet në të dy vendet si një perspektivë e re e shkëmbimeve tregëtare dhe turistike që ndihmon në zhvillimet ndërkufitare. Aktualisht po shkojnë drejt përfundimit punimet në anë shqiptare në këto segmente.

XS
SM
MD
LG