Lidhje

Greqia merr masa të reja për ristrukturimin e borxhit kombëtar

  • Zëri Amerikës

Greqia merr masa të reja për ristrukturimin e borxhit kombëtar

Greqia merr masa të reja për ristrukturimin e borxhit kombëtar

Greqia thotë se po shet pjesën e saj të disa ndërmarrjeve në pronësi të shtetit në përpjekje për të shmangur ristrukturimin e borxhit kombëtar.

Qeveria greke tha sot se shitjet mund të sjellin të paktën 33 miliardë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme. Athina tha se planifikon të shesë 34 për qind të aksioneve të kompanisë energjitike të vendit, një kompani telekomunikacioni, 29 aeroporte rajonale, kazinotë e menaxhuara nga shteti dhe operacione të tjera në pronësi të qeverisë.

Qeveria greke, e përfshirë nga kriza ekonomike, u bë vitin e kaluar, vendi i parë që pranoi një paketë ndihmash financiare. Por tani, analistët po theksojnë gjithnjë e më shumë se vendit mund t’i duhet të ristrukturojë borxhin për të ulur koston e huasë dhe për të zgjatur kohën që i duhet për ta paguar atë.

Gjatë njoftimit mbi masat e fundit të qeverisë, kryeministri Jorgo Papandreu premtoi se qeverisë nuk do t’i duhet të ndryshojë pagesat e borxhit. Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht nga ndihma financiare e marrë vitin e kaluar, Greqia është ende në gjendje të vështirë.

XS
SM
MD
LG