Lidhje

Kreditorërt, dakord të lëvrojnë këstin tjetër për Greqinë


Greqia ka arritur marrëveshjen e shumëpritur me kreditorët e huaj për të lëvruar një këst tjetër të paketës së ndihmave ekonomike.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thanë se Greqia do ta marrë shumën brenda disa javësh.

Bisedimet vazhduan prej afro shtatë muajsh mbi një numër temash, përfshirë shkurtimet e shpenzimeve qeveritare dhe mënyrat për të forcuar bankat lokale.

Kryeministri grek Antonis Samaras ka premtuar të përdorë një pjesë të parave për të ndihmuar drejtpërdrejt grekët e varfër, pensionistët dhe punonjësit e sektorit shtetëror që janë prekur më rëndë nga shkurtimet.

Greqia ishte një ndër vendet e para të prekura nga kriza globale e vitit 2008. Paketa e ndihmave prej disa miliarda dollarësh e ndihmoi vendin t’i shpëtonte falimentimit.
XS
SM
MD
LG