Lidhje

Greqia, Spanja ndeshen me trysni të re

  • Zëri Amerikës

Greqia, Spanja ndeshen me trysni të re

Greqia, Spanja ndeshen me trysni të re

Greqia dhe Spanja u ndeshën me trysni të re të martën nga kriza evropiane e borxheve.

Bashkimi Evropian i tha hapur qeverisë së Athinës se nuk do ta marrë këstin prej 11 miliardë dollarësh të paketës së ndihmave, në rast se politikanët e përçarë të vendit nuk nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, ku të angazhohen për mbështetjen e masave shtrënguese ekonomike, që synojnë shkurtimin e borxhit të vendit. Pa marrjen e këtij kësti Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë interesat e borxheve muajin e ardhshëm. Udhëheqësi konservator Antonis Samaras ka thënë se miratimi i tij verbal i masave shtrënguese është i mjaftueshëm dhe ai nuk pranon të nënshkruajë një dokument me shkrim.

Një zyrtar i lartë i financave i Bashkimit Evropian, kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, i tha kryeministrit të ri të Greqisë Lucas Papademos se pa angazhimin me shkrim, fondet nuk do të lëshohen.

Ndërkohë, fitorja e konservatorëve në zgjedhjet e Spanjës që kanë ngarkuar politikanin Mariano Rajoy të formojë qeverinë e re, nuk arriti të qetësojë trysninë e tregjeve financiare mbi qeverinë spanjolle. Interesat e bonove spanjolle të thesarit arritën kuotën më të lartë në 14 vjetët e fundit. Interesat për letrat me vlerë me maturim 3 mujor e kaluan kuotën 5 përqind, një shifër kjo dy herë më e lartë se sa e një muaji më parë dhe më e lartë se norma e interesit që paguajnë Greqia dhe Portugalia për bonot e tyre të thesarit.

XS
SM
MD
LG