Lidhje

Greqia zhvillon sot zgjedhjet parlamentare


Grekët vendosin sot për qeverinë dhe parlamentin e tyre të ardhshëm. Ata u janë drejtuar kutive të votimit në një situatë kritike financiare e ekonomike për vendin, përgjegjëse për të cilën ata shohin klasën politike, kryesisht dy partitë kryesore partinë socilaiste PASOK dhe atë konservatore Demokracia e Re.

Udhëheqësi i Partisë socialiste Evangelos Venizelos tha se Greqia nuk është si Franca, dhe se nuk do të ketë balotazh.

“Qytetarët grekë e dinë se ne vendosim sot. Ne nuk do të kemi dy raunde votimesh, ose thënë ndryshe një raund reaksioni dhe një raund vendimitar. Ne folëm sinqerisht me popullin grek, ne iu thamë të vërtetën. Qytetarët e njohin situatën në detaje, njohin problemet, rreziqet dhe të ardhmen”.

Ndërsa kreu i partisë konservatore Demokracia e Re Antonis Samaras tha :

“Sot populli grek po voton për të ardhmen e fëmijëve të tij, për stabilitetin, sigurinë dhe drejtësinë.”.

Kryeministri grek Lucas Papademos tha se populli grek votoi sot për të ardhmen e tij.

Në votimet e sotme janë regjistruar rreth 10 milion votues grekë të cilët votojnë për 32 subjekte elektorale në garë.

Pritet për t’u parë nëse zgjedhjet e sotme mund të japin një rezultat i cili do të çonte në formimin e një koalicioni qeveritar, pasi në të kundërt grekët duhen të kryejnë edhe një raund tjetër votimesh, çka do të sillte shqetësim kryesisht tek huadhënësit që kanë financuar në këtë vend.

Greqia pritet të ashpërsojë masat finnaciare muajin e ardhshëm, për të siguaruar vazhdimësinë e ndihmës ekonomike të institucioneve ndërkombëtare, me qëllim për të shmangur falimentimin financiar.

XS
SM
MD
LG