Lidhje

Greqia zotohet të përmbushë detyrimet për shlyerjen e borxhit


Greqia zotohet të përmbushë detyrimet për shlyerjen e borxhit
Greqia zotohet të përmbushë detyrimet për shlyerjen e borxhit

Greqia është zotuar se do të përmbushë detyrimet ndaj paketës ndërkombëtare të shpëtimit ekonomik dhe do të mbetet anëtare e grupit të eurozonës.

Në një bisedë telefonike dje vonë, Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu i tha Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës Nikola Sarkozi se Greqia do të vazhdojë zbatimin e planit të saj të rreptë ekonomik me qëllim që të sigurojë ndihmën ndërkombëtare dhe të shkurtojë deficitin.

Pas konferencës telefonike, zëdhënësi i qeverisë Elias Mossialos tha se të tre udhëheqësit ranë dakord që Greqia do të qendrojë në eurozonë.

Në Gjermani, zëdhënësi i Kancelares Merkel, Steffen Seibert, tha se ajo dhe Presidenti Sarkozi i theksuan zotit Papandreu se Greqia duhet të zbatojë reformat ekonomike, përfshirë edhe shitjen e një sërë pronash shtetërore për të mbledhur para që të shkurtojë deficitin. Ai tha se Greqia duhet të përmbushë objektivat e saj fiskale me qëllim që të vazhdojë të marrë më shumë ndihmë ndërkombëtare për të financuar operacionet qeveritare.

XS
SM
MD
LG