Lidhje

Greqia në pritje


A pensioner (C) reacts as she tries to enter a National Bank branch to receive part of her pension at the city of Iraklio in the island of Crete, Greece July 9, 2015. A race to save Greece from bankruptcy and keep it in the euro gathered pace on Wednesday
A pensioner (C) reacts as she tries to enter a National Bank branch to receive part of her pension at the city of Iraklio in the island of Crete, Greece July 9, 2015. A race to save Greece from bankruptcy and keep it in the euro gathered pace on Wednesday

Qeveria greke paraqiti mbrëmë propozimet për reforma në shkëmbim për një paketë shpëtimi nga kreditorët e saj ndërkombëtarë. Kjo është parë gjerësisht si shansi i fundit për vendin e mbytur në borxhe që të qëndrojë në Eurozonë. Le të ndjekim disa reagime.

Deputetët e partisë Syriza në pushtet erdhën sot në parlament për të diskutuar paketën paraqitur dje kreditorëve të Eurozonës. Shumica e tyre ishin optimistë se plani do të miratohej.

Jashtë parlamentit, njerëzit presin me shpresë.

“Ndarja me Eurozonën, me euron dhe me Bashkimin Evropian do t’i sillte mjerim të madh popullit grek. Megjithatë, mendoj se ata duhet të kishin vepruar ndryshe, për të mos na lënë në këtë gjendje frike dhe terrori,” thotë studenti 21-vjeçar, Janis.

Qeveria e paraqiti propozimin e saj për shpëtimin financiar të vendit në minutën e fundit. Ai do të shqyrtohej sot në një konferencë telefonike mes zyrtarit kryesor të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Presidenti francez François Hollande u tha gazetarëve se propozimi i ri grek është serioz dhe i besueshëm. Ai tha se Greqia ka shfaqur vendosmëri për të qëndruar në Eurozonë.

Analistët thonë se sistemi financiar i Greqisë është pranë falimentimit. Bankat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të hënën dhe tërheqja e parave lufizohet deri në 60 euro në ditë. Rradhët përpara bankomateve duken të qeta, por tensioni është i lartë.

Në tregun Varvakios të Athinës, prej shekuj tregtohen mallra nga e gjithë Greqia. Por shitësit thonë se ata kurrë nuk kanë parë kaq pak gjallëri në treg. Kufizimi i parave i ka bërë grekët të mos frekuentojnë restorantet si më parë, një nga hobet e tyre më të preferuar.

"Njerëzit janë shumë të stresuar dhe të shqetësuar, duke pritur deri në momentin e fundit për një marrëveshje. Ka disa që të flasin edhe për një kthim te dhrahmia. Po ku ta dimë ne? Vetëm Kryeministri Tsipras dhe njerëzit rreth tij e dinë se çfarë do të ndodhë pas të dielës," thotë kasapi Kyrioakos.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Greqia mund të dalë nga Eurozona. Çfarë do të ndodhë më pas me çmimet, me njerëzit me Greqinë, kjo vështirë të parashikohet. Mes kësaj pasigurie paralizuese ka edhe një ndjenjë krenarie.

"Çfarëdo që të ndodhë, populli grek do të mbijetojë. Nëse ata presin një kokë, do të dalin katër të tjera. Ne i kemi mbijetuar Perandorisë Osmane dhe pushtimit gjerman. Nuk do të vdesim tani." thotë Giannis Kasidokostas, tregtar peshku

Pesë vjetët e krizës ekonomike po i japin një tjetër moment historik Greqisë.

XS
SM
MD
LG