Lidhje

Greva ish të përndjekurve, Berisha akuza drejtuesve


Kryeministri thotë se koordinatori grevës Skënder Tufa “është një kriminel ordiner. Greva kreykëput politike”. Reagon Tufa

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se në grevën e urisë të ish të përndjekurve janë një grup personash që kanë qenë kundërshtarë të hershëm politik të tij. Kryeministri tha se greva është organizuar sipas tij nga ish strukturat e sigurimit të shtetit të cilat tha ai kanë vënë në krye të saj një person me precedentë kriminalë për të njollosur sakrificat e shtresës së ish të përndjekurve politik.




“Greva e urisë është kryekëput politike. Ajo u ndërmorr nga një grup i kufizuar njerëzish që prej 20 vitesh, që nga dalja prej burgut i është kundërvënë për arsye politike partisë demokratike”, deklaroi kryeministri Sai Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Kryeministri shkoi më tej duke thënë se pas kësaj greve qëndrojnë sipas tij strukturat e ish policisë sekrete komuniste e duke deklaruar se koordinatori I saj Skender Tufa është “një kriminel ordiner, I vendosur vetëm për të damkosur vuajtjen e të dënuarve politik. Greva është stisur nga segmentet më të zeza të policisë së vjetër. Nuk mund të gjendej kush, një zëdhënës përvec atij Tufës, i cili për vite të tëra kishte ngritur bordellin në mes të Tiranës”?

Edhe mediat kanë publikuar faktin se dy vendime të gjykatave shqiptare e kanë dënuar Tufën për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ky i fundit reagoi duke u shprehur se dënimi i tij është bërë për arsye politike i nxitur nga kryeministri Berisha: "Unë do t’i thoja këtij zotërie që je ti personalisht që po bën një luftë personale. Ti më ke dënuar në vitin 2005. Nuk kam qenë unë që jam marrë me prostiucion, por është prostitucioni yt politik që ka ndëshkuar një ish të burgosur politik që ka reguar se je bashkëpunëtor i sigurimit që i ke dalë dëshmitar Hysen Shoshorit".

Shoshori është një ish i dënuar politik i cili ka akuzuar kryeministrin se në vitin 75 ka dëshmuar kundër tij në gjyqin për shpërndarje traktesh antikomuniste duke kërkuar sipas tij edhe dënimin maksimal. Një akuzë të cilën zoti Berisha e ka hedhur poshtë si të pavërtetë.

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentare demokrat Kryeministri akuzoi edhe disa pjestarë të tjerë të grevës të cilët sipas tij kanë mashtruar duke deklaruar se nuk kanë marrë asgjë pasi sipas tij ata kanë humbur në bixhoz apo për shkak të paaftësisë së adminstrimit pasuritë e përfituara në fillim të viteve ’90, ndërsa deklaroi se të gjitha kanë marë shpërblimin financiar në respekt të plotë të ligjit. Kryeministri Berisha I bëri thirrje familjarëve të grevistëve që t’I tërheqin ata nga protesta e cila po shfrytëzohet sipas tij për të njollosur sakrificat e shtresës së ish të përndjekurve politikë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG