Lidhje

Greva e ish të përndjekurve nuk ndërpritet


Snowboarder Sven Thorgren of Sweden trains on the slopestyle snowboard course during practice for the 2014 Sochi Winter Olympics in Rosa Khutor, Russia.
Snowboarder Sven Thorgren of Sweden trains on the slopestyle snowboard course during practice for the 2014 Sochi Winter Olympics in Rosa Khutor, Russia.

Gjykata e kishte konsideruar të paligjshme. Ish të përndjekurit nuk tërhiqen. Ambasadori i OSBE u bën thirrje autoriteteve për zgjidhje përmes dialogut

Në Shqipëri, ish të përndjekurit politik vazhduan në ditën e 27 grevën e tyre të urisë, pavarësisht vendimit të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila kishte urdhëruar ndërprerjen e saj. Policia nga ana e saj nuk ndërhyri. Ndërsa mbasadori i Osbe-së në Tiranë Eugen Wollfarth bëri thirrje për dialog mes autoriteteve dhe ish të përndjekurve në protestë.



Ish të përndjekurit ashtu sic dhe kishin deklaruar nuk pranuan të lëvizin nga tendat ku po zhvillojnë grevën që prej gati katër javësh, ndërsa nga ana e saj, as policia nuk ndërhyri për t’i larguar ata në zbatim të vendimit të gjykatës. Forcat e rendit ndërkaq arrestuan mbrëmë njërin prej koordinarëve të grevës Asllan Patrioti nën akuzën e vjedhjes me mashtrim. Patrioti dyshohet të ketë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj një shtetasi italian derisa i ka marrë atij 700 euro si shpërblim për gjetjen e makinës që i ishte vjedhur atij qershorin e kaluar. Policia deklaroi se arrestimi është bërë në flagrancë dhe se mjeti i vjedhur ishte kthyer pronarit italian nga forcat e rendit. Ish të përndjekurit e cilësuan arrestimin e Patriotit si të motivuar politikisht.

Një grup prej tyre protestuan sot sërish përpara parlamentit duke kërkuar zgjidhjen e kërkesës së tyre që lidhet me kompensimin financiar. Por qeveria këmbëngul se ka respektuar rigorozisht ligjin dhe procedurat në shpërndarjen e kësteve. Duke e cilësuar grevën si të motivuar politikisht autoritetet refuzojnë të bisedojnë me ish të përndjekurit në protestë.

Sot ambasadori I Osbe-së në Tiranë Eugen Wollfarth, iu bashkua zërave ndërkombëtarë që nxisin autoritetet për të dialoguar me grevistët. “Çështjet e ngritura nga protesta e sotme, si dhe nga greva e urisë që po zhvillojnë disa ish të përndjekur politikë, janë çështje themelore për Shqipërinë. Demokracia kërkon dialog”, nënvizoi ai përmes një deklarate.

Javën e shkuar ambasadori i delegacionit të Bashkimit europian Ettore Sequi dhe ai amerikan Aleksandër Arvizu mundësuan një takim të një përfaqësie të ish të dënuarve me presidentin Bujar Nishani. I pari dhe i veti kontakt i grevistëve me autoritetet, por që nuk solli asnjë ndryshim në zgjidhjen e situatës. Përkundrazi qeveria e rëndoi qëndrimin e saj duke akuzuar disa prej drejtuesve të grevës. “Ashpërsimi i mëtejshëm i deklaratave politike publike vetëm sa acaron një situatë tashmë të tensionuar”, theksoi ambasadori Wollfarth duke bërë thirrje që “të gjitha palët, përfshirë shoqërinë civile, të angazhohen në një diskutim të sinqertë, me qëllim gjetjen e një rruge konstruktive për të ecur përpara”.
Edhe Amnesty International kërkoi dy dite me pare nga qeveria dialog me grevistët për zgjidhjen e problemit të tyre, ndërsa ambasadori amerikan nënvizoi se “një qeveri e ka detyrim të zhvillojë dialog, sepse është zgjedhur për të drejtuar të gjithë vendin jo vetëm pjesën që e ka votuar”.
XS
SM
MD
LG