Lidhje

Greva e ish të përndjekurve, debate në parlament


Socialistët i kërkuan qeverisë që të hyjë në bisedime: Janë kërkesa ekonomike”. Kryeministri Berisha: “Protesta është politike. Të gjithë kanë marrë shpërblimin sipas ligjit”

Greva e ish të përndjekurve politik shkaktoi debate të forta sot edhe në parlament. Socialistët i kërkuan qeverisë që të bisedojë me ish të përndjekurit politik pasi kërkesat e tyre janë ekonomike dhe jo politike, u shprehen ata. Por kryeministri Sali Berisha këmbënguli se protesta e tyre është politike. Ai tha se ata që janë në grevë kanë marrë shpërblime që në fillim të viteve ’90 dhe gjithashtu dhe kompensimet që po shpërndahen aktualisht, porse të gjithë duhet të presin sic përcakton ligji, saktësoi ai

Aktet esktreme të vetflijimit të dy ish të përndjekurve politikë të cilët i vunë flakën vetes, kanë ndezur edhe debatet në parlament. Ish kryeministri socialist Pandeli Majko deklaroi se qeveria duhet të heqë dorë sipas tij nga deklaratat se greva është e nxitur nga opozita duke kërkuar që autoritetet të bisedojne për zgjidhjen e kërkesave ekonomike të ish të përndjekurve. Fjala e tij u ndërpre disa herë nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cila i kujtoi socialitëve se kur ishin në pushtet nuk kishin bërë asgjë për këtë shtresë: “Duhet të kërkoni të falur që sa ishit në pushtet nuk bëtë asgjë për këtë shtresë. Zero lekë, zero shpërblime. Kërko të falur që i hoqët cdo mundësi. Kërko të falur për krimet e partisë tuaj nënë”



Zoti Majko u përgjigj menjëherë: "Falja nuk është vetëm Më fal se mund ta thuash dhe kaq. Falje është kjo që po bëjmë ne sot. Ajo që dua të them është Uluni, bisedoni. Mos u coni ministrin e Shëndetësisë kur I kanë vënë flakët vetes. Ata po ju presin. Eshtë thjesht një kërkesë për bisedime. Nuk është grevë politike dhe aq më pak nuk është grevë e partisë socialiste. Eshtë grevë e një shtrese e cila ju ka mbajtur mbi supe. Por sot qeveria nuk qeveriset nga ish të përndjekurit por nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit”

Por kryeministri Sali Berisha akuzoi se grevistët se ata kanë mashtruar kur kanë thënë se nuk kanë marrë asgjë. Sipas tij të gjithë pjesmarrësit në grevë kanë marrë shpërblim me letra me vlerë në fillim të viteve 90’ si dhe kanë marrë edhe këstin e parë të kompensimit financiar, ndërsa kësti i dytë tha ai po shpërndahet sipas përcaktimit ligjor. Zoti Berisha edhe një herë tha se protesta e tyre është politike duke mos lënë asnjë shteg për mundësi bisedimesh: "Janë 10 mijë e 700 dosje. Që të gjithë do trajtohen njëlloj. Unë u them atyre se jashtë radhe, se ju mbëhstet Partia socialiste nuk do të mund të kaloni kurrë. Po deshët jashtë radhe prisni kur të vijë në pushtet partia socialiste se do të merrni ato që keni marrë”.

Grevistët nga ana e tyre pretendojnë se sipas ligjit ata duhet të merrnin nga një këst për cdo vit që nga 2009.
XS
SM
MD
LG