Lidhje

Zgjohen shpresat për zbulimin e grimcës Higs Boson


Shkencëtarët thanë se provat që ata kanë gjetur janë të forta por këto janë ende rezultate paraprake

Shkencëtarët në akseleratorin më të madh bërthamor të botës thonë se kanë zbuluar një pjesëzë nënatomike e cila i ngjan asaj që fizikanët kanë kërkuar prej dekadash dhe që shpjegon modelin standard të fizikës.

Dy ekipe kërkimore të pavarura në Qendrën Evropiane të Kërkimit Bërthamor në Gjenevë njoftuan sot se kanë gjetur një pjesëzë që i përket të njëjtit lloj si e ashtuquajtura “Higgs boson”, e njohur gjithashtu me emrin “pjesëza e Zotit”.

Mendohet se kjo pjesëzë krijon fushën Higgs – një energji e padukshme e cila besohet se është mekanizmi që e bën lëndën të ketë masë dhe shpjegon krijimin e gjithësisë.

Shkencëtarët thanë se provat që ata kanë gjetur janë të forta por këto janë ende rezultate paraprake në pritje të analizave më të hollësishme.

Zëdhënësi i njërit prej ekipeve tha se shkencëtarët janë në prag të një eksplorimi që mund t’i hapë rrugën një fushe krejt të re zbulimesh.
XS
SM
MD
LG