Lidhje

Viktima e parë e gripit të derrave


Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se një 30 vjecare shtatzënë humbi jetën. Gruaja kishte patur edhe simptoma të tjera e vuante dhe nga diabeti

Në Shqipëri shënohet një rast vdekjeje nga gripi i derrit apo virusi AH1N1. Ajo është një vajzë 30 vjecare, shtazënë e cila kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Autoritetet thanë sot se e reja ishte shtruar në spital me simpomat e insuficiencës respiratore akute, pneumoni bilaterale dhe anemi, ndërkohë që vuante edhe nga diabeti.

Gjatë muajit shkurt janë rritur rastet që janë paraqitur pranë strukturave mjekësore me shenja të gripit. Nga analizat e kryera në 433 mostra 26 prej tyre janë identifikuar me virusin AH1N1. Autoritetet shpjegojnë se intensiteti i gripit është në nivelin mesatar, por këshillojnë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Dy ditë më parë u mblodh edhe komiteti Ad-Hoc për Përgjigjen ndaj gripit duke udhëzuar mbajtjen në gatishmëri të shërbimit të laboratorëve dhe reanimacionit si dhe shpërndarjen e ilacit antiviral Tamiflu në spitalet universitarë dhe rajonalë
XS
SM
MD
LG