Lidhje

Muzeu ‘Ground Zero’, objekt përkujtimi dhe informimi


Muzeu kombëtar përkujtimor i 11 shtatorit do të hapet vitin e ardhshëm dhe do të pasqyrojë në hollësi atë mëngjes të tmerrshëm: Imazhet dhe historitë e përpjekjeve të shpëtimit dhe rimëkëmbjes në vendin kur dikur ngriheshin kullat binjake, e njohur si ‘Ground Zero’ – ose Niveli Zero, ndërsa personeli i emergjencës dhe vullnetarët punonin për të gjetur trupat e viktimave dhe artifakte, janë më pak të njohura. Ndërkohë që prej 8 vjetësh në Manhattan të Nju Jorkut është hapur një muze i vogël, që i përkushtohet kujtimit të punës dhe përpjekjeve pas sulmeve të 11 shtatorit.

Me një sipërfaqe prej më pak se 93 metra katrore, Muzeu ‘Ground Zero’ është më i vogël se shumë prej apartamenteve me një dhomë gjumi në Manhattan, por përmbajtja e tij është shumë më e madhe krahasuar me sipërfaqen.

Gary Marlon Suson e krijoi muzeun si mënyrë për të ndarë me publikun fotografitë dhe objektet që ai grumbulloi si fotografi zyrtar në ‘Ground Zero’ gjatë përpjekjeve të rimëkëmbjes në muajt pas sulmeve. Këto objekte flasin për heroizmin dhe vendosmërinë, që janë në kontrast me vetë aktet e dhunshme të 11 shtatorit 2001.

"Vendosa të hap këtë muze të vogël në mënyrë që njerëzit të mund ta përdorin si formë shërimi nëpërmjet mësimit të historive të veçanta që ndodhën në zonën ‘Ground Zero’".

Gary thotë se ndërsa sulmet e 11 shtatorit 2001 janë një pjesë e paharruar e historisë moderne amerikane, momentet intime të rimëkëmbjes e prekin atë më shumë.

“Çdo kush që punoi aty e kishte për nder. Ne të gjithë e dinim se nën këmbët tona ishin mijëra viktima dhe si rezultat mes burrave dhe grave që punonin në ‘Gound Zero’ ekzistonte një ndjenjë e thellë respekti për këtë tokë të shenjtë".

Rreth 35 mijë vizitorë vijnë për të parë këtë muze çdo vit që prej hapjes së tij para 8 vjetësh.

Guida e muzeut, Phoenix Toliver i nxit vizitorët të prekin objektet, mes tyre simbole fetare të bëra nga pjesë të kullave binjake të Qendrës së Tregëtisë Botërore.
Për shumë vizitorë, turneu i shoqëruar nga një regjistrim me zë, e bën shumë më të fuqishëm si terrorin edhe heroizmin.

Alicia Avlon nga Alabama erdhi këtë vit për të dytin vit me radhë për të vizituar këtë muze, që i jep asaj një ndjenjë frymëzimi.

"Ne shpresojmë që njerëzit të vijnë në këtë muze dhe, pasi të kenë parë dhe dëgjuar histori të veçanta, të përshkohen nga ndjenja prekëse rreth këtyre njerzve, megjithëse nuk i njihnin ata".

Numri i vizitorëve në muzeun ‘Ground Zero’ shtohet ndërsa afrohet përvjetori i sulmeve të 11 shtatorit 2001, por kjo ekspozitë është e përhershme dhe qëndron hapur gjatë gjithë vitit.

XS
SM
MD
LG