Lidhje

Policia greke: rrjetet shqiptare furnizuesit kryesorë të drogës

  • Raimond Kola

Policia greke vendosi të shkatërrojë në një furrnaltë sasi të mëdha të drogës të bllokuara gjatë vitit 2016. Sipas policisë greke rreth 2.5 tonë kanabis, 58 kilogramë kokainë dhe 731 bimë kanabis u dogjën nën kujdesin e Divizionit të Narkotikëve të Atikës.
Policia greke tha se në vitin 2016 dhe dy muajt e parë të vitit 2017 janë konfiskuar rreth 13 ton kanabis, 55. 000 bimë marijuane, mbi 300 kilogramë heroinë dhe më shumë se 125 kilogramë kokainë.
Policia greke tha se në vitin 2016 dhe dy muajt e parë të vitit 2017, shërbimet e policisë greke trajtuan 12.330 raste të drogës në të gjithë vendin, ndërkohë që 16 mijë persona u arrestuan për veprat penale që përfshijnë drogën.
Sipas policisë greke vetëm dy muajt e parë të vitit 2017 janë sekuestruar mbi 3 ton kanabis dhe më shumë se 106 kilogramë heroinë.
Sipas të dhënave policore greke rrjetet kriminale nga Shqipëria janë furnizuesit kryesorë të tregut grek të marijaunës. Ndërkohë gazeta “Tribuna shqiptare” që del në Athinë shkruan se shqiptarët dhe grekët përbëjnë pjesën dërrmuese të të arrestuarve në aktivitete të drogës. “Këta të fundit po përfshihen përherë e më shumë në transportimin e drogës, të joshur nga pagesa prej 1000 eurosh për çdo rrugë” vlerëson gazeta që del në gjuhën shqipe në Athinë.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG