Lidhje

Pasqyrimi i gruas në median shqiptare


Aleanca Gjinore për Zhvillim po shpreh shqetësimin e saj mbi mënyrën e pasqyrimit të figurës së gruas në disa media. Përfaqësues të kësaj shoqate thonë se, muajt e fundit, i është kushtuar më shumë vend rasteve ekstreme të dhunës ndaj grave, ndërkohë që janë lënë në harresë mjaft raste të grave të suksesshme, të cilat mund të shërbejnë si shëmbull për gratë e tjera. Aleanca Gjinore për Zhvillim, po nxit gazetarë nga 4 qendra të rëndësishme të Shqipërisë për tu orientuar drejt një pasqyrimi më të balancuar në media, të jetës dhe problemeve të grave.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG