Lidhje

Kisha maqedonase në Oktis të Strugës


Banorët myslimanë të fshatit Oktis të Strugës nuk po lejojnë që në fshatin e tyre të ngrihet një kishë ortodokse maqedonase, ku tashmë është hedhur guri i themelit. Autoritetet vendore të Strugës po përpiqen që në bashkëpunim me Mitropolinë ortodokse të zonës të ulin tensionet. Para disa muajsh edhe banorë maqedonas kanë penguar ndërtimin e një xhamie në një tjetër fshat të Strugës. Kryetari i komunës, Zijadin Sela thotë se nuk ka pasur asnjëherë probleme ndërfetare, dhe se problemet kanë prapavijë politike. Ndërkohë, kryeministri Nikolla Gruevski bën thirrje për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve në Oktis.

XS
SM
MD
LG