Lidhje

Gruevski merr mandatin për të formuar qeverinë


Gruevski merr mandatin për të formuar qeverinë
Gruevski merr mandatin për të formuar qeverinë

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ia dorëzoi sot mandatin për formimin e qeverisë së re Nikolla Gruevskit të partisë VMRO-DPMNE e cila i fitoi zgjedhjet e pesë qershorit. Mandatari Gruevski ka një afat prej njëzet ditësh që ta formojë kabinetin, ndërsa nuk duket se do të ketë vështirësi për ta bërë këtë edhe më herët. Në qeverinë e re pritet të marrë pjesë edhe partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila e vlerëson si arritje të suksesshme marrjen e ministrive dhe drejtorive të cilat shqiptarët nuk i kanë drejtuar asnjëherë më parë.

XS
SM
MD
LG